Rreth nesh

Kojshia.com ka për qëllim të shërbejë si urë lidhëse mes restoranteve, konsumatorëve dhe transportuesëve. Ne, këtë synojmë ta realizojmë përmes platformës tonë sonë online e cila organizon transportuesit, delegon porositë e restoranteve, dhe raporton të dhëna në mënyrë automatike - gjë që ndihmon dukshëm në përshpejtimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të këtij procesi. Duke patur për bazë përvojën e konsumatorëve si një ndër shtyllat kryesore të kësaj platforme, ne sigurohemi që atyre t’u ofrojmë zgjidhje të shpejtë për ushqim, dhe zgjedhje të bollshme mes kategorive të llojllojshme të ushqimit në platformë. Produktet e restoranteve fitojnë më shumë ekspozim me fotografi të mëdha dhe kualitative tek disa kategori të veçanta të tregut, të cilat targetohen nga profesionistët tanë të marketingut përmes rrjeteve sociale dhe marketingut direkt. Transporti i ushqimit kryhet nga transportues të përzgjedhur nga Kojshia.com, të cilët kanë mjetin e tyre të transportit dhe kanë anëtarësim në platformë. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të njerëzve më të zotë për këtë punë, në mënyrë që të kemi rritje të qëndrueshme të kapaciteteve tona.