Me anë të hyrjes dhe përdorimit të kësaj Faqeje Interneti të Kojshia.com, ju pranoni kushtet e përdorimit të paraqitura më poshtë:

Ofrim i shërbimit online


Kojshia Sh.P.K merret me ofrimin e shërbimeve online duke u fokusuar veçanarisht në promovimin dhe shitjen në emër të klientit specifik (Shitësit). Si konsmuatorë duhet të jeni të paktën 18 vjeç për ta pë rdorur faqen. Regjistrimi i llogarisë kërkon që ju të paraqisni disa informacione personale, të tilla si emrin, mbiemrin, numrin e telefonit kontaktues, adresën, dhe emailin, në menyrë që t’i përdorni shërbimet tona. Me rastin e regjistrimit tuaj në faqe ju mund të kryeni blerje për nevojat tuaj personale apo edhe në qoftëse ofrohet për dikë si dhuratë. Mosdhënia juaj e informacionit të saktë, të plotë në llogari, mund të rezultojë në pamundësinë tuaj për tu kyçur ose përdorur shërbimet. Ju jeni përgjegjës për të gjithë veprimtarinë që ndodh në llogarinë tuaj, dhe pranoni të ruani sigurinë dhe fshehtësinë e emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimin e llogarisë tuaj, si dhe përdorimin e llogarisë tuaj nga çdokush nëse ju lejoni dikë që të ketë qasje çdo kohë në llogari.

Krijimi i llogarisë në faqen tonë


Me krijimin e llogarisë në faqen tonë, ju keni të drejtë të hapni vetëm një llogari e cila do jetë e menaxhuar terësisht nga ana juaj dhe vetëm nga ju. Pas krijimit të llogarisë në faqen tonë nuk do të kërkohet ndonjë kosto për shfrytëzim e saj.


Kompania rezervon të drejtën të refuzojë një regjistrim të ri ose të anulojë një llogari në çdo kohë. Duke u regjistruar, anëtari shtyp një fjalëkalim në llogarinë e tij, konfidencialiteti i të cilit është përgjegjësia e vetme e anëtarit. Kompania mund të kërkojë nga anëtarët të verifikojnë vlefshmërinë e llogarive të tyre nëse besojnë se po përdorin një adresë të pavlefshme emaili. Në rast se një përdorues krijon dhe përdor llogari shtesë, kompania rezervon të drejtën të ndërmarrë ndonjë veprim juridik, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, heqjen e Llogarisë së Përdoruesit / Anëtarit.


Përfshirë çdo informacion rreth ndryshimit të tyre


Pavarësisht ndonjë ndryshimi rreth kushteve të përdorimit, Kojshia Sh.p.k do të ju njoftojë me kohë përmes njoftimit të publikuar në faqen e internetit dhe përdoruesi do të konsiderohet se ka pranuar kushtet e përdorimit nëse vazhdon të përdor faqen e Kojshia.com. Si dhe për ndryshimin e të dhënave të juaja duhet të na njoftoni me kohë në info@kojshia.com.


Mbrojtja e të dhënve personale


E gjithë përmbajtja e kësaj faqe interneti është: E drejta e Kojshia Sh.P.K të gjitha të drejtat e rezervuara.

Të gjitha të drejtat e autorit, markat tregtare, logot, tekstet, imazhet, fotografitë etj, të shfaqura në këtë faqe interneti janë pronë e Kojshia SH.P.K apo shitësve në platformë, ose partnerëve tanë dhe mbrohen me ligjin e Republikës së Kosovës. Përdoruesit nuk i lejohet ti përdorë këto marka, struktura, fotografi, video, grafika, apo informata pa pëlqimin paraprak me shkrim të Kompanisë Kojshia SH.P.K.

Ne e përditësojmë politikën tonë kohë pas kohe, kështu që ju këshillojmë të kontrolloni versionin më të fundit. Si përdorues i www.Kojshia.com, ju pajtoheni se keni lexuar politikat tona të privatësisë (Deklaratën e privatësisë) përpara se të ndani ndonjë informacion me ne. Gjithashtu, për shkak se ne nuk jemi në kontrollë të sigurisë të rrjetit të internetit apo ndonjë rrjeti tjetër që ju përdorni për tu kyçur në platformën tonë, ne nuk jemi përgjegjës për sigurinë apo humbjen e informatave të cilat ju zgjodhët ti ndani me platformën tonë.


Mohimi i garancionit


Ju pranoni që përdorimi juaj i faqes ose shërbimeve tona është vetëm në riskun tuaj, asnjë nga punonjësit apo agjentët tanë nuk japin garanci të çfarëdo lloji, qoftë të shprehur ose të nënkuptuar, se përdorimi i faqes mund të mos jetë i disponueshëm , me kohë, i sigurtë ose pa gabime, si dhe nuk ofrojmë garanci për rezultatet që mund të merren nga përdorimi i kësaj faqeje apo shërbimit, ose në lidhje me saktësinë ose besueshmërinë e çdo informacioni të ofruar përmes kësaj faqe.


Kushtet e shitjes


Respektimi i legjislacionit të furnizimit të ushqimit dhe kualitetit të ushqimeve të përgatitura është përgjegjësia e vetme e restoranteve (Shitësve). Kompania Kojshia SH.P.K nuk është përgjegjëse ndaj Anëtarëve / Blerësve për cilësinë e produkteve të ofruara nga shitësit ose për ndonjë dëm që mund të shfaqet gjatë kryerjes ose mos kryerjes së tyre, duke marrë parasysh se platforma Kojshia.com nuk kontrollon dhe nuk kryen përgatitjen e produkteve që shiten në të. Poashtu asnjë këshillë ose informatë, qoftë me gojë ose me shkrim e marrë nga ju ose nëpermjet shërbimit nuk do të krijojë ndonjë garanci që nuk është bërë shprehimisht këtu.

Dëmshpërblimi

Ju pranoni të na dëmshpërbleni kundrejt çdo veprimi, pretendimi dhe detyrimi që lind apo lidhet me shkeljen e kushteve të përdorimit të faqes së internetit Kojshia.com. Sidomos në rast se kryeni ndonjë mashtrim apo vjedhje përmes platformës tonë, dhe Kojshia.com gëzon të drejtën për t’ju bërë përgjegjës për dëmet që janë shkaktuar, apo dëmet potenciale që mund të vijnë. Me atë rast, ne rezervojmë të drejtën për ti njoftuar autoritetet përkatëse dhe ti ndjekim veprimet e përcaktuara me ligj, si dhe të njoftojmë ofruesin e shërbimit tuaj të internetit rreth aktiviteteve të paligjshme apo mashtruese.

Ndërprerja e marrëveshjes

Përdoruesi bie dakord që Kojshia SH.P.K, me gjykimin e vet, mund të ndërpresë qasjen e përdoruesit në ose përdorimin e Faqes ose të ndërpresë ndonjë nga fjalekalimet tuaja apo llogari në rast se përdoruesi ka shkelur marrëveshjen ose ka vepruar në mënyrë kontradiktore me këtë të fundit ose frymën e këtyre Kushteve të Përdorimit. Si dhe me rastin e një shkelje të tillë, e drejta e përdoruesit për të përdorur Faqen do të ndërpritet menjëherë, me njoftim të dërguar paraprakisht te përdoruesi si dhe kushtet e përdorimit do të kenë efekt prapaveprues edhe pse marrëveshja të jetë përfunduar. Kojshia SH.P.K mund të ndërpresë marrëveshjen me përdoruesin nëse përdoruesi i shkel dispozitat e Kushteve të përdorimit të përdorimit të faqes së internetit Kojshia.com dhe, nëse përdoruesi ndërmerr aktivitete të cilat influencojnë negativisht emrin e mirë të Kompanisë Kojshia SH.P.K ose në çdo mënyrë tjetër dëmtojnë ose mund të dëmtojnë Kojshia SH.P.K , platformën ose palë të treta, dhe nëse përdoruesi, në lidhje me regjistrimin në faqe ose me përdorimin e Shërbimeve të saj, ofron informacione jo të vërteta, të pasakta, të vjetëruara ose jo të plota, ose që shkel ligjin ose rregullat e sjelljes së mirë.

Zbatimi i ligji

Për çdo mosmarrëveshje që mund të lindë në të ardhmen në lidhje me kushtet e përdorimit dhe të përdorimit të faqes nga ana juaj, apo përdorimit të shërbimeve. Këto kushte janë rregulluar sipas ligjit në fuqi të Repubikës së Kosovës.

Përdorimi dhe politikat e saj

Nga momenti që ju filloni të përdorni platformën tonë Kojshia.com, ju i kuptoni politikat tona dhe pajtoheni se çdo deklaratë e publikuar është publike dhe jo private dhe se çdo kush pa marrë parasysh se a është përdorues apo jo i platformës mund të lexojë deklaratat e juaja edhe duke mos qenë në dijeninë tuaj. Andaj ju lutemi që në deklaratat e juaja të mos përfshini ndonjë informacion personal. Kojshia SH.P.K nuk është përgjegjëse dhe nuk kontrollon ndonjë deklaratë të gjetur të çdo lloj komuniteti dhe i hedh poshtë të gjitha përgjegjësitë ndaj deklaratave si dhe veprimeve të juaj nga pjesëmarrja juaj. Poashtu për të gjitha deklaratat e postuara nga ana juaj në faqe nuk përmbajnë konfidencialitet.

Informacione shtesë:

Për çdo dokument të heqjes dorë nga ana juaj rreth detyrimit ndaj Kojshia SH.P.K , apo ndonjë shkelje ose dështimi të ushtruar rreth të drejtave të lejuara në bazë kësaj marrëveshje, do të konsiderohet si heqje dorë ndaj përgjegjësive të kryera, të shkeljeve, ose parregullsive që mund të pasojnë në të ardhmen.

Në qoftë se ndonjë nga seksionet që është përdorur këtu cilësohet si i pavlefshëm nga organet kompetente apo institucionet përkatëse, atëhere pavlefshmëria e tyre nuk do mund të ndikojë në vlefshmerinë e asaj pjese të marrëveshjes së mbetur. Ndërsa sa i përket pjesëve të mbetura të marrëveshjes do vazhdojnë kenë efekt të plotë juridik dhe të jenë të zbatueshme sipas akteve juridike në fuqi.

Kojshia SH.P.K përmes faqes së saj ju lejon përdoruesëve në disa raste të shprehin opninonet e tyre si dhe të komunikojnë përmes grupeve të diskutimeve, buletineve, forumeve dhe dhomat e chat-it apo edhe përmes faqes ndërkohë. Poashtu për të gjitha mendimet e shprehura, komentet, vlerësimet, rekomandimet, diskutimet si dhe mesazheve të bërë nga çdo përdorues apo lloj tjetër i bërë nga ju janë të autorëve përkates dhe jo të Kojshia SH.P.K.

Na kontaktoni

Nëse keni pyetje ose shqetësime në lidhje me këtë Politikë të Privatësisë, ju lutemi mos hezitoni të na shkruani në: info@kojshia.com.


Deklarata e Privatësisë

KOJSHIA të gjitha informacionet i mbledhë, dhe i përdorë për politikat e kushteve të përdorimit, poashtu për përdoruesit e saj duke ju ofruar produktet /apo shërbimet më të reja qoftë ato me (pagesë apo falas), ose palëve të treta përmes promovimit, organizimit të pyetësorëve, dhe duke ju ofruar shërbime të personalizuara sipas preferencave të klientëve, qëllime statstikore, anketave etj. Gjithashtu Kojshia mbledh informacione në lidhje me përdoruesit e saj për ti përdorur ato. Ndonëse kjo e fundit e tëra varet me pëlqimin nga ana e përdoruesit i cili është i njoftuar paraprakisht se ky informacion mund të përdoret për të përmirësuar shërbimet e përdorimit të faqes.


KOJSHIA poashtu merr përsiper që asnjë nga informacionet personale të përdoruesëve të mos bëhen publike por të mbahen me konficidialitet të lartë duke mos ju shpërndarë informacione palëve të treta, autoriteteve qeveritare, individëve, dhe kompanive të ndryshme vetëm në përjashtim të disa rasteve si mëposhtë:


1.Duke marrë parasysh si dhe miratimin e përdoruesit nga ana e tij gjatë regjistrimit në platformën tonë.

2.Si dhe dhënia e informacioneve është e domosdoshme për plotësimin e interesave ligjore të Kojshia.com ose palëve të treta të cilave i janë dhënë informacionet duke përjashtuar rastet kur ato tejkalojnë interesat me të cilet lidhen edhe ato të dhëna të përdoruesëve.

3.Meqenëse informacionet kërkohen nga organet kompetente apo zyrtarët e shtetit atëherë në bazë të legjislacioneve në fuqi, ata kanë të drejtë të plotë në kërkimin dhe mbledhjen e këtyre informacione sipas akteve ligjore juridike.

4.Posaçërisht edhe në raste të specifikuar të çështjeve gjyqësore.